Empoli është një ndër skuadrat që ka befasuar në këtë fillim sezoni në Serinë A. Skuadra toskane, ku aktivizohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, nuk ka pësuar humbje në pesë javët e para, duke koleksionuar dy fitore dhe tri barazime.
Suksesi i fundjavës së kaluar 0-2 në fushën e Cagliarit e katapultoi në vendin e pestë në renditjen e përgjithshme.
Meritë e padiskutueshme e një grupi futbollistësh të përulur, mes të cilëve edhe Ismajli, që në takimin e fundit u vlerësua me notën më të lartë.
Performanca e jashtëzakonshme e ka shpërblyer me përfshirjen në formacionin e javës në Serinë A nga “HwoScored.com”.
Ardian Ismajli është vlerësuar me notën më të lartë (8.31) mes 11 futbollistëve në formacionin më të mirë të javës.
Forma e jashtëzakonshme e mbrojtësit të Kombëtares, në formacionin e javës në Serinë A