Thursday, 28. May 2026
Sport

Forma e mirë e mbrojtësit Melos Bajrami, vendimtare për Vllazninë

GS 06/02/2025 1 Min. Lesezeit

Melos Bajrami po tregon një formë të shkëlqyer me Vllazninë e Shkodrës në këtë sezon.

23-vjeçari nga Prishtina ka qenë një mbrojtës kyç për skuadrën e tij, duke kontribuuar me paraqitje të shkëlqyera në mbrojtje dhe duke ndihmuar skuadrën të luftojë për titullin e kampionit.

Pjesë e karrierës së tij janë dhe eksperiencat me Skënderbeun, Shkupin, dhe Gjilanin, ndërsa tani disa skuadra evropiane kanë shprehur interesim për të.

Mundësia që ai të largohet nga Shkodra këtë verë dhe të bëjë hapin e madh drejt Evropës janë shumë të mëdha.

Teilen: