Saturday, 23. May 2026
Sport

Formacionet e mundshme/ Bajerni me fuqi të plotë, Leverkusen luan pa “pykë”

GS 05/03/2025 1 Min. Lesezeit

Prestigjozja gjermane “Kicker” ka zbuluar formacionet që do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme në “Allianz Arena”.WhatsApp Image 2025-03-05 at 11.07.59Nga kampi i Bajernit pritet të mos ketë mungesa të rëndësishme, ku lajmi më i mirë përkon me rikthimin e Joshua Kimish prej dëmtimit. Në portë pritet të jetë i zakonshmi Manuel Nojer, për të vijuar me kuartetin defensiv Laimer-Upamekano-Kim-Dejvis.

Kimish dhe Gorecka do të përbëjnë dyshen përpara prapavijës, sikurse lidhjen mes mbrojtjes dhe sulmit. Nuk ka surpriza as në fazën ofensive, të udhëhequr nga pyka Herri Kejn.

Në këtë ndeshje, Bajern Mynih nuk ka asnjë mungesë të rëndësishme, aty ku justifikimet në një plan të tillë nuk kanë vend. Te Leverkuseni, gjithçka është në rregull përsa u takon futbollistëve të gatshëm, por nuk mendohet se do luajë me pykë, e përkthyer me modulin 4-2-2-2.3 4PANORAMASPORT.AL

Teilen: