Askush nuk mund të injorojë faktin se Realit të Madridit i duhen të paktën 3 gola për të zëruar deficitin përballë Arsenalit. Megjithatë, të kesh pjesët e duhura është po aq e rëndësishme sa të dish se si t’i pozicionosh ato, dhe kjo është ajo për të cilën Ançeloti po punon.
Italiani ka disa opsione në sektorë të ndryshëm të fushës. E para prej tyre është në mbrojtje ku Kurtua do të jetë titullar i padiskutueshëm. Rydiger dhe Asensio do të jenë në qendër, ndërsa Fran Garsia dhe Fede Valverde do të plotësojnë katërshen e prapavijës në krahë.
MËDYSHJET – Por është në mesfushë aty ku Ançeloti ka më shumë dilema. Kamavinga nuk do të luajë për shkak të pezullimit. Të gjitha gjasat çojnë në zgjedhjen e Dani Sebajos që nga minuta e parë. Spanjolli do të shoqërohet nga Tçuameni dhe Bellingam. Treshja e sulmit nuk pritet të ketë surpriza.
PANORAMASPORT.AL