• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formacionet e mundshme të Tirana-Partizani

28/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana-Partizani zbresin të dielën në Air Albania për të luajtur derbin e katërt të këtij sezoni, teksa do të jetë i pari për trajnerin e bardhebluve Erbim Fagu. Bilanci anon nga të kuqtë me dy fitore teksa një sfidë është mbyllur në barazim. Te Tirana kërkojnë kështu me çdo kusht triumfin, jo vetëm për të mos e mbyllur një tjetër derbi pa fitore ndaj Partizanit, por edhe për llogaritë e klasifikimit.

Tirana luan ndoshta këtë derbi biletën e saj drejt “Final Four”, pasi për momentin është jashtë katërshes së parë dhe me një trepikësh ndaj rivalëve të kryeqytetit do të parakalonte Dinamon. Sa i takon formacionit, te bardheblutë në pikëpyetje është Filip Najdovski për shkak të problemeve fizike ndërsa në rast se maqedonasi nuk ia del, atëherë vendin e tij do ta trashëgojë Lulaj.

Në portë Kozi, ndërsa në repartin e mbrojtjes së bashku me Lulajn do aktivizohet edhe Hoxhallarin me Micin. Në krah, Haxhiu me Përgjonin ndërsa në qendër të mesfushës, Lushkja, Deliu dhe Jonuzi. Në sulm, Abazaj me Patrick.

Nga ana tjetër, te Partizani mungon Atanaskoski për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe pritet të zëvendësohet nga Buxhelaj. Sa i takon formacionit, në portë Qirko, në mbrojtje Buxhelaj, Sembene, Sota, Taipi, Rrapaj, Maguette, Murataj, Cara, Mba, Bintsouka.

Ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit mund ta ndiqni në SuperSport 6 nëpërmjet kanalit MCN, duke nisur nga ora 19:00. Vlen të theksohet se edhe ndeshjet e mbetura të Superiores do të mund të ndiqen në DigitAlb nëpërmjet kanalave MCN.

Next Post

Allegri: Kualifikimi në Champions League objektivi ynë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.