Bjellorusia dhe Shqipëria përballen të dielën në një ndeshje vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve, ku në lojë është promovimi direkt në Ligën B.
Kuqezinjtë, pas fitores 2-0 ndaj Finlandës, kryesojnë grupin me 12 pikë dhe kanë nevojë vetëm për një barazim për ta siguruar rikthimin në Ligën B, ndërsa bjellorusëve u duhet fitorja për t’i rrëmbyer vendin e parë.
Të dyja përfaqësueset vijnë pas fitoreve 2-0 në xhiron e kaluar, ndërsa Shqipëria ka fituar katër nga pesë përballjet e fundit direkte, duke përfshirë edhe triumfin 2-0 në ndeshjen e parë të këtij edicioni.
Formacionet zyrtare:
Bjellorusia (4-2-3-1): 2 Pechenin — 7 Shumanski — 9 Ebong — 13 Gomanov — 21 Lapoukhov — 20 Volkov — 8 Selyava — 22 Kontsevoy — 11 Barkovsky — 4 Lukashov — 6 Begunov
Shqipëria (4-3-3): 14 Laci — 16 Shehu — 4 Hysaj — 6 Djimsiti — 7 Manaj — 8 Asllani — 1 Berisha — 18 Ismajli — 21 Hoxha — 2 Pilo — 3 Mitaj