Manchester Utd – Liverpool është padyshim ndeshja kryesore e javës së 31 në Premier League.
“Djajtë e Kuq” kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive sidomos pas asaj disfate me Chelsean ndërsa nga ana tjetër, “The Reds” synojnë të vijojnë në rrugën e fitoreve për të mbërritur te titulli kampion. Trajnerët respektivë, Erik ten Hag dhe Jurgen Klopp kanë zbuluar edhe 11-tëshen titullare.
Numri një i United, i detyruar edhe nga mungesat në mbrojtje të Evans, Varane dhe Lindelof aktivizon të Kambwala ndërsa në mesfushë konfirmohet një tjetër i ri premtues si Mainoo.
Ndërkohë, në majën e sulmit aktivizohet Hojlund. Nga ana tjetër, Klopp e nis në sulm me treshen Diaz, Salah dhe Nunez ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk pëson ndryshime.