Në Olimpico të Romës, verdhekuqtë do të ndeshen ndaj Salernitanës në orën 18:30.
Kjo është një sfidë tepër e rëndësishme për Romën, pasi kryeqytetasit luftojnë për një vend në kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm. Aktualisht, Roma ndodhet në vendin e shtatë në tabelë me 59 pikë dhe i kanë mbetur edhe tre ndeshje në total deri në fund të sezonit. Nëse i fiton të treja, Roma do të grumbullonte 9 pikë dhe do të tentonte seriozisht për një vend në kompeticionet evropiane.
Nga ana tjetër, Salernitana është vetëm një pikë larg për të siguruar mbijetesën./ h.ll/abcnews.al