Sonte në mbrëmje ndeshja, Spanjë-Itali do të luhet në “AufSchalke Arena” në Gelsenkirchen, ndeshja më e luajtur në historinë e Kampionatit Evropian dhe Kupave Botërore.
Kjo në fakt do të jetë përballja e 11-të mes kombëtareve në këto turne (tetë në Euro dhe tre në Botëror). EURO 2024 do të jetë gjithashtu edicioni i pestë radhazi në të cilin ato janë takuar.
Për më tepër, për ata që mendojnë statistikisht, Italia ka qenë e pamposhtur në nëntë nga 10 ndeshjet e saj kundër Spanjës midis Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës, duke humbur vetëm finalen e EURO 2012 (4:0), duke përjashtuar gjuajtjet e penalltive në 2008.
Duke marrë parasysh të gjitha garat, “La Roja” ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër “Azzurrëve”, të dyja në Ligën e Kombeve dhe nuk ka pasur kurrë tri fitore radhazi kundër Italisë.
Sonte, këto dy skuadra luftojnë për të marrë kreun e Grupit B të Euro 2024 pasi që e kryesojnë atë me nga tri pikë, grup ky pjesë e të cilit është edhe Shqipëria që të mërkurën barazoi 2:2 me Kroacinë.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Spanja (4-3-3): Simon; Cucurella, Laporte, Le Normand, Carvajal; Ruiz, Rodri, Pedri; Williams, Morata, Yamal
Italia (4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Barella, Jorginho; Frattesi, Pellegrini, Chiesa; Scamacca