Redaksia e RTSH Sport ka përzgjedhur formacionin e javës së 7-të të Abissnet Superiore. 11 lojtarët që spikatën me skuadrat e tyre në ndeshjet e fundit të kampionatit janë pjesë e këtij formacioni, që vjen me një rreshtim ofensiv, me skemën 4-3-3.
Në portë është përzgjedhur Pano Qirko i Partizanit. Mbrojtja është e përbërë nga Korobelli i Teutës, Telushi i Elbasanit dhe Preka i Partizanit.
Rrapaj (Partizani), Beqja (Teuta), Hila (Elbasani) dhe Bregu (Dinamo) janë përzgjedhur në mesfushë, ndërsa sulmi përbëhet nga treshja Lleshi (Elbasani)-Mandela (Dinamo)-Prengaj (Tirana).