Situata është e thjeshtë dhe nuk ka nevojë për shumë llogari. Milani duhet të mundë Fejnordin dhe ta bëjë me 2 gola diferencë. Ky është çelësi për të shkuar në fazën e 1/8-ave të Championsit.Dhe për këtë arsye trajneri ka ndërmend që të zbresë në fushën e lojës me artilerinë e rëndë, pavarësisht se ajo nuk funksionoi në sfidën e parë. Do të thotë se ai do të luajë me 4 “fantastikët”, Gimenez, Leao, Zhoao Feliks dhe Pulisiç.
Katër lojtarë të aftë për të ndryshuar fatet e kësaj sfide. Mirëpo ata mbrapa duan muskuj që të vrapojnë për ta dhe këtë do ta garantojë Fofana bashkë me Reijndersin që do të luajnë përpara mbrojtjes në skemën 4-2-3-1.
Ndërkohë që në mbrojtje Uoker nga krahu i djathtë dhe Teo Hernandez majtas do të kenë Tomorin dhe Pavloviçin në qendër për të formuar prapavijën përpara portierit Majk Menja.PANORAMASPORT.AL