• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formacioni i mundshëm i “Dardanëve” ndaj “Vikingëve”

23/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në futboll është një hap larg promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë të play-offit të kësaj gare që u luajt në Prishtinë, Kosova dhe Islanda do të përballen sot në Murcia të Spanjës prej orës 18:00 në duelin e kthimit.

Në këtë ndeshje, Kosova ka mungesa pasi shkaku i lëndimeve mungojnë Arijanet Muriq e Donat Rrudhani derisa Valon Berisha është i suspenduar.

Megjithatë, kjo mund të jetë 11-shja e selektorit Franco Foda për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës.

Në portë, pritet të jetë Visar Bekaj kurse mbrojtja do të përbëhet nga Mërgim Vojvoda e Leart Paqarada në krah derisa në qendër do të jenë Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova.

Para mbrojtjes do të vendosen Elvis Rexhbeçaj e Vesel Demaku kurse më përpara do të jenë Florent Muslija, pastaj Ermal Krasniqi e Milot Rashica në krah, ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Vedat Muriqi.

 

Next Post

Një nga pikat kyçe të Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.