• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Anglisë

20/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prestigj për këdo lojtar që ato minuta të cilat do të zbresë në fushë, do të jetë në vëmendjen e gjithë botës.

Në stërvitjen e djeshme, Sylvinho ka provuar diçka në lidhje me formacionin dhe, duke u nisur edhe nga fakti se trajneri është i parashikueshëm, pavarësisht se çfarë zgjedhje mund të bëjë në momentet e fundit, gazeta mëson se Myrto Uzuni është më i avantazhuar për ta nisur nga fillimi sfidën në Angli.

Në stërvitje ai ka dhënë sinjale pozitive: i shpejtë, vrapon, ndodhet kudo, ndahet menjëherë nga topi dhe shënon edhe gol.

Manaj mendohet të jetë llogaritur nga fillimi për Andorrën, shkruan Panorama.

Ndërkohë, sa u përket krahëve të sulmit, nuk pritet të ketë ndryshime, me Asanin dhe Bajramin.

 

Mbrojtja- Nëse në repartin e mesfushës nuk ka dilema, pasi Asllani, Laçi dhe Ramadani pritet të jenë titullarë, me këtë të fundit që mund të ndajë minutat me Berishën, mbrojtja ka filluar të bëjë me dhimbje koke stafin teknik.

Nga 5 qendërmbrojtës që u grumbulluan në fillim, Ismajli ka shfaqur probleme të martën, ndërsa dje nuk u stërvit me grupin dhe prezenca e tij në fushë do të ishte një mrekulli, por edhe e rrezikshme ndërkohë, sepse mbrojtësi mund të rëndojë dëmtimin.

E papritur ka qenë edhe mungesa e Kumbullës, i cili ka punuar prej dy ditësh vetëm në palestër, pasi ka shfaqur probleme fizike. Gjendja e tij do vlerësohet, por Ajeti po bëhet gati krah Gjimshtit.

Ndërsa krahët pritet t’i mbulojnë Balliu dhe Aliji, në portë mendohet Strakosha.

 

Next Post

Besa e Emiliano Çelës “kërcënon” Vorën e Flamurtarin për Superioren

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.