Kombëtarja e Shqipërisë luan ndeshjen e parë në shtëpi për fazën para-kualifikim në Euro 2024, kundër Moldavisë.
Trajneri Sylvinho pritet të luaj me një formacion interesant dhe nuk i ikë të preferuarit 4-3-3, shkruan Lajmi.net
Në fazën e sulmit, Sylvinho planifikon që kundër Moldavisë të startoj me treshen: Uzuni, Cikalleshi dhe Asani – kjo treshe kanë shkëlqyer këtë sezon me skaudrat e tyre përkatesë.
Në mesfushë, trajneri brazilian preferon treshen: Bajrami, Ramadani dhe Bare, por ka mundësi që edhe Kristjan Asllani të jetë opsion për të startuar ndeshjen.
Portën e mbron portieri i Brentfordit, Thomas Strakosha. Kurse në mbrojtje të vendosur mund të jenë, katërshja: Mitaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Hysaj.
Kujtojmë që ndeshja ndaj Moldavisë zhvillohet të shtunën nga ora 20 e 45 në stadiumin “Air Albania”./Lajmi.net/