Pas përfundimit të Euro 2024 është përvijuar edhe formacioni më i mirë i turneut. Ky formacion është publikuar nga Opta, në bazë të votave që kanë marrë lojtarët përgjatë gjithë eventit.
Ajo që bie në sy është dominimi i Spanjës, me 5 lojtarë, thuajse me të gjithë bllokun mesfushë-sulm. Megjithatë, nuk mungojnë edhe surprizat, siç është portieri i Gjeorgjisë.
Asnjë lojtar i Francës, Portugalisë e Italisë nuk është përfshirë në këtë formacion, por nuk mungojnë gjermanët. Formacioni është ai i skemës 4-2-3-1, me Gakpo si sulmues kryesor.
Portier
Giorgi Mamardashvili (Gjeorgji)
Mbrojtës
Joshua Kimmich (Gjermani)
Marc Guehi (Angli)
Manuel Akanji (Zvicër)
Marc Cucurella (Spanjë)
Mesfushorë
Toni Kroos (Gjermani)
Fabian Ruiz (Spanjë)
Dani Olmo (Spanjë)
Sulmues
Lamine Yamal (Spanjë)
Nico Williams (Spanjë)
Cody Gakpo (Holandë)