Armando Broja është rikthyer për Evertonin. Sulmuesi i Kombëtare do të jetë i gatshëm në stol, teksa përballë qëndron skuadra e Ipsuiç me sfidën që merr jetë në orën 16:00.
Broja mungoi në takimin e kaluar ndaj Çelsit për shkak të rregullores së Premier Ligë, që ndalon lojtarët e huazuar të luajnë përballë skuadrave që zotërojnë kartonin.
Kjo është një ditë speciale ndërkohë për trajnerin Mojes. Tekniku i Evertonit në plot 27 vite si trajner, e ka sfidën e parë me Ipsuiç. Gjatë kësaj kohe numëron mbi 1000 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL