Sunday, 12. April 2026
Sport

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen e sotme kundër Andorrës

GS 13/11/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar të skuadrës kuqezi për sfidën e sotme kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Në portë titullar do të jetë Strakosha. Në mbrojtje do të luajnë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj, ndërsa në mesfushë Asllani, Shehu dhe Laçi. Broja-Manaj-Hoxha do të plotësojnë repartin e sulmit.

Shqipëria mund të sigurojë një vend në Play Off, që mbrëmjen e sotme, nëse fiton në transfertën kundër Andorrës dhe Serbia mposhtet nga Anglia në ndeshjen tjetër të Grupit K.

Teilen: