Sunday, 19. July 2026
Sport

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtajnit

GS 03/06/2024 1 Min. Lesezeit

Zbulohet formacioni që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë në miqësoren me Liechtensteinin.

Armando Broja, sikurse të gjithë prisnin, do të jetë në majë të sulmit, i mbështetur nga krahët nga Asani dhe Arbër Hoxha. Është pikërisht sulmuesi i krahut të majtë risia në këtë formacion.

Në mesfushë janë Asllani, Gjasula dhe Bajrami, ndërsa në mbrojtje, nga e djathta është Balliu, në qendër Ismajli-Ajeti dhe në të majtë Mitaj.

Teilen: