Formula 1/ Audi prezantohet në Berlin: një sfilatë për makinën R26 të Hulkenberg dhe Bortoletos
Prezantimi i Audi-t në Formula 1 në Berlin ishte madhështor. Në kulmin e një shfaqjeje mbresëlënëse multimediale, prodhuesi, i cili sezonin e kaluar përfundoi transformimin e gjatë nga Sauber në markën me katër unaza, zbuloi në kryeqytetin gjerman makinën që do të garojë në Kampionatin Botëror 2026, i cili fillon të dielën, më 8 mars, në Albert Park në Melbourne, Australi.
Një premierë botërore, me “veshje mbrëmjeje”, siç bënë Red Bull dhe vëllai i tij më i vogël, Racing Bulls, javën e kaluar në Detroit, në homazh të partneritetit të tyre të ri me Ford.
R26 u shfaq në skenë me një ngjyrosje që zëvendësoi nuancën bazë gri-argjendtë me të kuqe, të zezë dhe një logo të spikatur me katër unaza rreth kapakut dhe pjesës së pasme. Është një ngjyrosje jo shumë e ndryshme nga Sauber-at e parë të “maskuar” si Audi të parë në dy vitet e fundit. Nico Hulkenberg dhe Gabriel Bortoleto mbanin veshur tuta tërësisht të zeza