• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formula 1/ Britanikët dominojnë Çmimin e Madh të Belgjikës, George Russell në majë të podiumit

28/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte një ide fantastike.

Piloti britanik George Russell i ka befasuar të gjithë në Çmimin e Madh të Belgjikës, duke zgjedhur një strategji me vetëm një ndalesë në “pit stop”, që në fund u shpërblye, pasi arriti të mbyllë garën para të gjithëve dhe të triumfojë në ndalesën e 14 sezonale në Formula 1.

Natyrisht një strategji e guximshme dhe shumë e rrezikshme ajo e Russell, që ndryshe nga pilotët e tjerë që bënë nga dy ndalesa, bëri vetëm një pit stop, por në fund ia doli të triumfojë, duke lënë pas shokun e skuadrës te Mercedes, Lewis Hamilton, teksa pas tyre mbylli garën piloti i McLaren, Oscar Piastri, që ia doli të ngjitet në podium.

Vetëm vendi i katërt për pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc, ndonëse u nis i pari, ndërsa pas tij mbeti piloti kryesues i Formulës 1, Max Verstappen dhe më pas Lando Norris, Carlos Sainz e Sergio Perez.

Formula 1 do të ndalet për rreth një muaj, për pushimet verore, për t’u rikthyer më pas me garën e 15 sezonale, që do të jetë Çmimi i Madh i Holandës. /i.m /abcnews.al

Next Post

Zhgënjen Bayerni, bavarezët mposhten nga një skuadër e kategorisë së katërt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.