• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formula 1/ Leclerc i Ferrarit fiton Çmimin e Madh të Monaco

26/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Charles Leclerc fitoi çmimin e madh të Monaco-s. Në pistën e MonteCarlos ishte pikërisht piloti i Ferrari-t që nuk e humbi pozicionin që siguroi në “Pole-Position”. Gara ishte shumë emocionuese dhe dhuroi shumë të papritura. Që në metrat e para të pistës, publiku dhe teleshikuesit panë një aksident të frikshëm mes Kevin Magnussen dhe Sergio Perez.

Ky i fundit u godit nga Magnussen dhe u përplas me muret rrethuese, duke rrezikuar jo më pak në këtë situatë. Fatmiësisht të dy pilotët janë në gjendje të mirë dhe gara vazhdoi pas flamurit të kuq. Magnussen tani rrezikon edhe vazhdimin në botërorin e Formula 1
, për shkak të rregullave të ashpra të “FIA”.

Ishte dita e Ferrarit, që përveç Leclerc fitues, gjeti dhe vendin e tretë me anë të Carlos Sainz. I dyti në këtë garë u rendit Oscar Piastri. Fundjavë për t’u harruar kjo e Red Bullit, që nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë me Max Verstappen dhe del me shumë pak pikë nga principata.

Me këtë fitore, Charles Leclerc afrohet ndjeshëm në renditje ndaj Max Verstappen, teksa në horizont duket holandezi me 31 pikë në avantazh. Lando Norris për momentin ndodhet i treti me 113 pikë. Atë që e bën më të bukur suksesin e Ferrarit, është se suksesi i parë i Leclerc në këtë edicion erdhi në vendlindjen e tij, në Monaco./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Mungon vetëm zyrtarzimi, ky do të jetë trajner i Barcelonës – zyrtarizimi javën tjetër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.