Gjatë 7 sezoneve të fundit vetëm Max Verstappen ka regjistruar kohën më të mirë dhe është shpallur kampion bote në vitin 2021.
Statistikat kanë vendin e tyre në çdo sport dhe shërbejnë kur flitet për një argument të caktuar, duke nxjerrë në pah detajet mes një “deti” të dhënash. Me mbylljen e testeve para sezonit në Bahrejn, Formula 1 ka ofruar argumente diskutimi, në pritje të startit të Botërorit më 8 mars në Australi.
Kush do të jetë piloti më kompetitiv? Numrat para sezonit, sipas një statistike të viteve të fundit, nuk është se kanë shumë rëndësi. Sepse gjatë 7 viteve të fundit, asnjë nga pilotët që ka regjistruar kohën më të mirë në teste nuk e ka fituar Botërorin.
Askush përveç Max Verstappen, i cili në vitin 2021 ishte më i shpejti në shkurt dhe u konfirmua kampion në dhjetor (flasim për episodin kontrovers të Abu Dhabi, me Safety Car që hyri në pistë pas 57 xhirove të dominuara nga Hamilton). Për pjesën tjetër, xhiroja më e shpejtë para Botërorit nuk ka koinciduar me titullin në fund të vitit.
Në 2019-ën Vettel regjistroi kohën më të mirë, titullin e fitoi Hamilton; në 2020-ën Bottas ishte më i shpejti, por Hamilton u shpall sërish kampion. Në 2021-shin ndodhi “doppietta” e Verstappen; në 2022-shin Hamilton dukej më i shpejti, por fitoi sërish Max; në 2023-shin i takoi Perez, që shkallën më të lartë të podit ia la Verstappen.
Në 2024-ën dhe 2025-ën Carlos Sainz bëri një paraqitje shumë të mirë parasezonale, por titullin e fituan respektivisht Verstappen dhe Norris. Pra, të jesh më i shopejti në testet para sezonit nuk është se të sjell shumë fat. Këtë vit më i shpejti në teste ishte Charles Leclerc…