• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formula 1/ Përfundojnë testet në Bahrejn, Rasëll shkëlqen në ditën e tretë

01/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Testi tre-ditor parasezonal i Formulës 1 në Sakhir përfundoi dje me Xhorxh Rasëllin protagonist me kohën më të shpejtë, pas tetë orësh prova në cirkuitin që do të presë Çmimin e Madh të Bahrejnit pas një muaji e gjysmë.

Screenshot 2025-03-01 124059

Sulmi në kohën e fundit i pilotit të Mercedesit i dha atij rezultatin më të mirë të ditës. Rasëll e ndali kronometrin në një minutë, 29 sekonda dhe 545 të mijtat. Pas tij, kohën e dytë më të shpejtë e fiksoi katër herë kampioni i botës, Maks Vershtapen, me plotin e Red Bullit që e mbylli me vetëm 21 të mijtët e sekondës prapa britanikut. Ndërsa në vendin e tretë është një tjetër britanik, Aleksandër Albon i skuadrës Uilliams (+0,105).

Oskar Piastri me makinën MekLaren dhe Pierr Galsli me Alpine vulosën pesëshen e parë të ditës së tretë në Sakhir. Vetëm vendi i gjashtë për Ferrarin, rezultat i fiksuar nga Luis Hamilton, teksa britaniku e mbylli me tetë të dhjetat nga vendi i parë. Shtatë herë kampioni i botës ia kishte dorëzuar makinën SF-25 monegaskut Sharl Lëklerc, i cili kishte përfunduar në vendin e nëntë (+1.266).

Për skuadrën e Maranelos, puna u krye pak minuta para flamurit me kuadrate dhe me një bilanc që nuk ishte veçanërisht i kënaqshëm, por gjithsesi largohet me optimizëm dhe besim përpara fillimit të Botërorit 2025 më 16 mars me Çmimin e Madh të Australisë. Në renditjen e përgjithshme kohore të tri ditëve të Sakhir, në fakt dy pilotët e “kokëkuqes”, Hamilton dhe Lëklerc u mundën vetëm nga ish-ferraristi, Karlos Sainz.

Spanjolli i skuadrës Uilliams shënoi të enjten kohën më të shpejtë të këtyre testeve, duke regjistruar rezultatin 1:29.348. Ndërkohë për sa i përket ritmit të garës, MekLaren, skuadra kampione në fuqi për konstruktorë, është shfaqur një hap para konkurrentëve.

Sinjalet e marra në Bahrejn tregojnë se MekLaren do të jetë favoriti kryesor, pasi si në xhiron teke, gjithashtu edhe në simulim gare, Lando Norris dhe Oskar Piastri kanë qenë në formë të shkëlqyer. Megjithatë në Melburn kushtet klimaterike do të jenë të ndryshme, ndërsa Botërori 2025 pritet të jetë një nga më të paparashikueshmit e të gjitha kohërave.

Screenshot 2025-03-01 123852

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Conceiçao pranë shkarkimit, Milan ka gjetur trajnerin e ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.