• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formula 1/ Provat e lira në Azerbajxhan, Leclerc me kohën më të shpejtë

14/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fundjava e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1 ka nisur dje me dy sesionet e para të provave të lira.

Raundi u ndërpre tri herë me flamurin e kuq, ku hera e dytë dhe e tretë erdhi për shkak të përplasjes me barrierat, fillimisht nga Charles Leclerc dhe më pas nga Franko Kolapinto.

Megjithatë, fatmirësisht për pilotët nuk pati asnjë pasojë fizike. Kohën më të shpejtë në sesionin e mëngjesit e fiksoi Max Verstapen i Red Bullit, i cili e ndaloi kronometrin në 1 minutë, 45 sekonda dhe 546 të mijtat, me një avantazh prej 313 të mijtash nga Lewis Hamliton i Mercedesit.

Kohën e tretë më të mirë e shënoi Serxho Perez (+0.376), fitues në edicionin e kaluar në Baku.

Më tej ishte radha për sesionin e dytë, ku në skenë doli Charles Leclerc.

Pasi ishte renditur i dhjeti në provat e paradites, piloti i Ferrarit shkëlqeu sesionin e dytë, duke e mbyllur ditën me kohën më të shpejtë, 1 minutë, 43 sekonda dhe 484 të mijtat.

Kështu monegasku e la pas krahëve aksidentin, duke shfaqur një formë fantastike në sesionin e dytë.

Pas tij u rendit makina Red Bull e Serxho Perezit me vetëm 6 të mijtat diferencë, ndërsa i treti u klasifikua Lewis Hamilton me 66 të mijtat më i ngadaltë.

Next Post

Formula 1, Charles Leclerc do të niset i pari në Baku

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.