• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formula 1/ Rikuperoi 16 pozicione, por s’mjaftuan për titullin, Leclerc: Të zhgënjyer që nuk u shpallëm kampionë

09/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse bëri një rikuperim fantastik, duke e nisur garën e Abu Dhabi nga vendi i 19-të dhe në fund u rendit i treti, kjo nuk mjaftoi për Charles Leclerc dhe Ferrarin.

Makina italiane e mbylli Botërorin e Formula 1 për konstruktorë në vendin e dytë, 14 pikë pas McLaren.

“E dija se duhej të isha shumë agresiv dhe se duhej të rrezikoja që në start. Për fat të keq e nisa garën shumë larg kreut dhe nuk mund të bëja dot më shumë se kaq. Norris ishte i pakapshëm”, u shpreh piloti monegask.

“Ne bëmë më të mirën. Të dhemb të humbasësh titullin pas një sezoni si ky. Është mëkat, por ne dhamë gjithçka. Nëse shikojmë pjesën e parë të sezonit ne nuk po luftonim fare, në pjesën e dytë skuadra bëri një punë të pabesueshme”, tha Leclerc.

“Ne po e përfundojmë sezonin me një notë të lartë dhe shpresojmë të fillojmë sërish kështu vitin e ardhshëm”, u shpreh më tej Leclerc, që u shpall edhe piloti më i mirë i garës së fundit në Abu Dhabi.

Në lidhje me ardhjen e Hamilton vitin tjetër në skuadër, ai tha: “Do të jetë një motiv i madh për të garuar përkrah tij, por tani po mendoj më shumë për fundin e këtij viti. Ka një zhgënjim sepse unë dhe Carlos gjithmonë kemi shtyrë njëri-tjetrin dhe kemi dhënë gjithçka”.

 

Next Post

Rënia e Asadit sjell ndryshime edhe në futboll, kombëtarja siriane ndryshon ngjyrat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.