• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FORMULA 1/ Të sharat në timon, FIA modifikon dënimet për pilotët

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një shqyrtimi gjithëpërfshirës të udhëhequr nga Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, organi drejtues i sportit ka arritur në përfundimin se do të ndryshojë Shtojcën B të Kodit Ndërkombëtar Sportiv (ISC). Në janar, FIA përditësoi rregulloret e saj për të përfshirë një sërë udhëzimesh për stjuartët në lidhje me sjelljen e keqe të shoferëve.

2025+Formula+1+Calendar,+F1+2025+schedule,+Formula+1+calendar,+F1+races,+Grand+Prix+locations,+Bahrain+Grand+Prix,+Abu+Dhabi+Grand+Prix,+racing+circuits

“Përdorimi i përgjithshëm i fjalorit, gjesteve apo shenjave që janë ofenduese, fyese, të pasjellshme, të pahijshme ose abuzive” u klasifikuan si të dënueshme, si brenda, ashtu edhe jashtë cirkuitit. Tani, organi më i lartë drejtues i automobilizmit ka përditësuar rregulloret, duke ulur gjobën bazë për çdo shkelje.

Kështu kalohet nga 40 mijë euro që parashikoheshin më parë nga gjobat, për të zbritur 10 mijë në 5 mijë euro. Ndër pikat më të rëndësishme është krijimi dhe ndarja e hapësirave të “kontrolluara” dhe të “pakontrolluara”, ku “Shtojca B” e ndryshuar do t’u lejojë administratorëve të identifikojnë midis një hapësire “të kontrolluar” (siç është konferenca për shtyp) dhe një hapësire “të pakontrolluar” (komente spontane të bëra në pistë).

Në këtë mënyrë, “rrethanat lehtësuese do të vazhdojnë të merren në konsideratë, me udhëzime shtesë në dispozicion për të nxitur qëndrueshmërinë dhe drejtësinë për të gjitha palët në zbatimin e “Shtojcës B” në rregullore. FIA përcakton gjithashtu që stjuartët mund të pezullojnë gjobat për shkelësit e rregullave që e kanë për herë të parë dhe sqaron se cilat seanca i nënshtrohen masave ndëshkuese. Ndërsa abuzimi me zyrtarët do të rezultojë në sanksione sportive, ndërkohë që komentet raciste dhe diskriminuese do të trajtohen “me rreptësi”.

Presidenti i FIAs, Mohammed Ben Sulayem, në lidhje me këtë modifikim në rregullore sqaroi: “Si një ishpilot në ‘rally’, e njoh nga afër gamën e emocioneve që hasen gjatë garave. Përmirësimet që FIA ka njoftuar në Shtojcën B do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të promovojmë më të mirën dhe vlerat në sportet motorike, duke u ofruar njëkohësisht administratorëve udhëzime efektive për të vepruar kundër individëve që mund ta diskreditojnë sportin”, u shpreh ndër të tjera Mohammed Ben Sulayem.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Presidenti më i suksesshëm në historinë e Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.