• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formula 1/ Vasseur optimist për Ferrarin, zbulon planin për vitin 2025 dhe të ardhmen

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi dueloi fort për titullin kampion për konstruktorë, ku vitin e kaluar u klasifikua në vendin e dytë, këtë sezon, Ferrari synon një rikthim të fuqishëm në majë.

Kjo edhe falë ardhjes së Lewis Hamilton, që do të ndihmojë Charles Leclerc, në një dyshe kampionësh për “kokëkuqen”.

Drejtori sportiv i Ferrarit, Frederic Vasseur, foli për këtë sezon dhe risitë që sjell ai: “Muajt e parë do të jenë thelbësorë për zhvillimin e makinës së këtij viti, por më pas fokusi ynë do të zhvendoset te projekti i sezonit të ardhshëm”.

Siç dihet, makinat e Formula 1 të vitit 2026 do të jenë 30 kg më të lehta dhe do të kenë një gjerësi të reduktuar nga 2,000 mm në 1,900 mm dhe një bazë të reduktuar të rrotave nga 3,600 mm në 3,400 mm.

Rrotat 18 inç do të mbeten, por gjerësia e gomave do të reduktohet me 25 mm përpara dhe 30 mm në pjesën e pasme.

Do të aplikohet gjithashtu sistemi “Push-To-Pass”, që do t’u sigurojë pilotëve një sasi shtesë energjie për një xhiro, duke i lejuar ata të tentojnë parakalimin kur janë mjaftueshëm afër një makine tjetër.

“Unë nuk bëj dot parashikime, por në 2-3 muajt e parë të këtij vitit do të punojmë për projektin e 2025-ës. Më pas do të shohim se çfarë të bëjmë edhe në lidhje me nevojat tona”, sqaroi drejtori i ekipit të skuadrës së Maranellos.

 

Next Post

Luis Suarez bëhet hero në vendin e tij, shpëton një person nga tentativa për vetëvrasje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.