Friday, 13. February 2026
Formula 1

Formula 1 vjen me një risi të madhe gjatë vitit të ardhshëm  

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

Formula 1 vazhdon të ndjekë rrugën e spektaklit dhe këtë gjë dëshiron ta tregojë edhe jashtë pistës.

Drejtuesit e saj, së bashku me ata të FIA-s, kanë njoftuar një risi interesante, që do të aplikohet vitin tjetër. Makinat do të prezantohen të gjitha në të njëjtën ditë.

Festa e madhe e organizuar nga Formula 1 do të zhvillohet më 18 shkurt 2025, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës.

Kjo rrisi do të bëhet për të festuar 75 vjetorin e Formula 1.

Kështu, mbrëmjen e 18 shkurtit, do të prezantohen dhjetë skuadrat së bashku me drejtuesit dhe pilotët e tyre përkatës. Kjo bëhet edhe për të eliminuar prezantimet “fake” të sezoneve të fundit.

Teilen: