Wednesday, 13. May 2026
Sport

Formula 1 zyrtarizon garat sprint për vitin 2024

GS 06/12/2023 1 Min. Lesezeit

Edhe vitin 2024 do të jenë gjashtë garat sprint që do të zhvillohen përgjatë gjithë sezonit.

Lajmin e zyrtarizoi Formula 1, që konfirmoi edhe pistat ku do të garohet si ditën e shtunë ashtu dhe ditën e diel.

Garat sprint do të zhvillohen në Kinë, Majemi, Austri, Amerikë, Brazil dhe Katar. Për garën e Austrisë (pista e Spielberg) dhe atë të Brazilit (pista e San Paolo), kjo është hera e tretë që organizojnë garën sprint.

Për pistat e Austin (Amerikë) dhe Losail (Katar) do të jetë hera e dytë si dhe hera e parë për garat e Kinës dhe Majemit.

Garat sprint, të gjata 100 km, organizohen për t’i dhënë më shumë argëtim publikut. Pilotët që renditen në tetë vendet e para marrin pikë në garën sprint. Edhe këtë vit garat sprint ishin gjashtë, një risi kjo që është aplikuar për herë të parë në vitin 2021.

Teilen: