Tuesday, 12. May 2026
Sport

Formulë e re/ Interi nuk dorëzohet për Gudmunsonin, por Xhenoa nuk bindet

GS 21/07/2024 1 Min. Lesezeit

Interi nuk dorëzohet për Albert Gudmunsonin dhe studion formulën e duhur për të bindur Xhenoan që ta shesë kampionin islandez.

Gudmundsson

Ai është shndërruar në objektivin kryesor të skuadrës së Inzagit për të kompletuar repartin. Ideja e fundit e zikaltërve është që t’i ofrojnë Xhenoas një huazim me 10 milionë euro dhe në kontratë të mos jetë detyrim blerjeje, por me të drejtë blerjeje.

Kjo për arsyen se lojtari është në një proces për dhunë seksuale në Islandë. Do të jetë një operacion në total prej 30 milionë eurosh. Formula në fakt nuk është ajo që kënaq Xhenoan, pasi këta të fundit duan detyrimin e blerjes. Marota duket se e ka braktisur si pistë, por në të vërtetë po ndjek me vëmendje çdo zhvillim për Gudmunsonin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: