Ultrasit e Napolit kanë shpërthyer pas vendimit për të mos e skualifikuar lojtarin e Interit, Françesko Açerbi për fyerje raciste ndaj mbrojtësit të Napolit, Huan Zhesus, gjatë ndeshjes në “San Siro”.
Ata shfaqën një pankartë polemizuese para stadiumit, po e njëjta u vendos edhe në vende të tjera simbolike të qytetit, përfshirë “Piazza Plebiscito”.
Në banderolë shkruhej: “Açerbi, emblema e një sistemi hipokrit”.
PANORAMASPORT.AL