• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FOTO/ Alen Sherri spikat në debutimin e tij në Itali si më i miri i ndeshjes, shihni statistikat dhe notën e lartë të portierit

24/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alen Sherri është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes Kaljari – Kremonese(1-0), e vlefshme për fazën 1/16 të Kupës së Italisë. “Sofascore” që mbledh të dhënat e lojtarëve gjatë ndeshjes, e vlerëson 7.9 portierin shqiptar të Kaljarit, pikërisht dhe me notën më të lartë.

alen sherri

Në ndeshjen debutuese me Kaljarin, Sherri i luajti të gjitha minutat. Pati 31 prekje të topit gjatë kësaj kohe, ndërsa pasimet e sakta ishin 14 nga 20.

Topa të gjatë që u nisën nga Sherri dhe u shfrytëzuan për aksione nga Kaljari u regjistruan 7. 26-vjeçari ndërkohë spikati më së shumti me 5 pritjet e tij ku 2 ishin brenda zonës.

Një tjetër spastrim në zonë ishte meritë e Sherrit, që e nis kështu me këmbën e mbarë pasi klubi i tij është kualifikuar në fazën e 1/8. Vlen për t’u theksuar se Lapadula shënoi në minutën e 60-të për Kaljarin në një ndeshje që përgjithësisht u dominua nga vendasit.

Alen Sherri vleresimi1

Siguria e ish-gardianit të Egnatias në këtë takim me eleminim direkt është pikërisht prezantimi që i nevojitej. Kujtojmë dhe që takimin e radhës Kaljari e luan në Seria A përballë Parmës në transfertë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Howard befason: Mendoj se Guardiola e ka shkatërruar futbollin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.