Kilian Mbape është ende i paqartë për të ardhmen e tij dhe nuk dihet nëse do të qëndrojë në Paris apo do të transferohet në ndonjë klub tjetër. Megjithatë, për PSG-në mbetet nga më të rëndësishmit jo vetëm në fushë por edhe për imazhin e klubit.
Klubi parisien e ka zgjedhur Mbapen si imazhin e parë për uniformat e reja që skuadra do të përdorë për sezonin e ri në ndeshjet në transfertë.
Sa i përket uniformave, klubi ka zgjedhur ngjyrën e bardhë si kryesore dhe në pjesën e reklamave, do të ketë dy ngjyrat tradicionale të PSG-së, të kuqen dhe blunë që janë ndërthurur me refleks. Nejmar dhe Markinjos ishin dy lojtarët tjerë që kanë marrë pjesë në këtë spot reklamimi të fanellës së re.
🆕⬜️✨
Découvrez notre nouveau maillot 𝐀𝐰𝐚𝐲 @nikefootball 23/24 👕#𝐼𝐶𝐼𝐶𝐸𝑆𝑇𝑃𝐴𝑅𝐼𝑆
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 2, 2023
PANORAMASPORT.AL