Milani arriti një fitore të rëndësishme në Champions përballë PSG-së për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm mes 16 më të mirave në Grupin e “Ferrit”.
Në Francë, tifozët parizienë bënë një koreografi fantastike me personazhin e njohur Jean-Paul Belmondo duke drejtuar armën e tij dhe duke gjuajtur djallin.
Por më epike ishte kundërpërgjigja e tifozëve të Milanit, të cilët e pritën Parisin me Neon nga filmi i njohur “Matrix”, duke ndaluar çdo plumb që shkonte drejt tyre.
Fitorja e kuqezinjve në “San Siro” i dha një kuptim akoma dhe më të madh kësaj koreografie të bërë nga ultrasit e “Djallit”.
PANORAMASPORT.AL