• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FOTO/ Granit Xhaka përzgjidhet në formacionin më të mirë të vitit në Bundesligë

26/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2024 në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Viti 2024 ka qenë vit interesant në Bundesligë, pasi Bayer Leverkusen ka thyer hegjemoninë e Bayern Munchen, duke rrëmbyer titullin kampion.

“Aspirinat” ishin skuadra më e mirë e edicionit 2023-2024 dhe kjo erdhi falë disa prej yjeve më të mëdha dhe trajnerit Xabi Alonso.

Pas përfundimit të këtij gjysmë sezoni, faqja e specializuar e statistikave “SofaScore” ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2024 në Bundesligë.

Pjesë e këtij formacioni është edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati një vit brilant me Leverkusenin, duke qenë njëri nga liderët e ekipit.

Përveç Xhakës, pjesë e formacionit nga Leverkuseni janë edhe Florian Wirtz dhe Alejandro Grimaldo, ndërsa nga Bayerni janë Joshua Kimmish, Jamal Musiala dhe Harry Kane.

Në formacion kanë zënë vend edhe Willi Orban, Nico Schlotterbeck, Nadiem Amiri dhe Omar Marmoush.

Formacioni i vitit 2024 në Bundesliga: Ronnow; Kimmich, Orban, Schlotterbeck, Grimaldo; Amiri, Xhaka, Wirtz, Musiala; Marmoush, Kane;

Image

Next Post

Ka marrë telefonata për Shpendin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.