Friday, 24. April 2026
Sport

FOTO/ Historia e pabesueshme! Sulmuesi i skuadrës së La Ligas ka luajtur për më shumë se dy vjet me një copë xhami në këmbë…

GS 26/05/2024 2 Min. Lesezeit

E pabesueshme, por e vërtetë! Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Injaki Uilliams ka luajtur futboll për më shumë se dy vjet, si profesionist me një copë xhami të ngulur nën shputën e këmbës. Një copë xhami prej dy centimetrash i ishte ngjitur në këmbë. Ernesto Valverde, trajneri i Bilbaos, në konferencën për shtyp tregoi historinë e yllit të skuadrës.uilliams

“Më dha leje ta tregoj këtë histori, sepse ia vlen ta tregoj. Gjatë pushimeve, dy vite më parë, Injaki Uilliams shkeli xhamin që i shkaktoi një plagë të thellë në këmbë. Prej disa muajsh ai ankohej për shqetësim në plagë. Ndërsa ishte duke iu nënshtruar trajtimit, pas finales së Kupës së Mbretit, më 6 prill, u bë një kontroll dhe u pa se xhami ishte ende i ngulur në shputën e këmbës. Kur e kishin qepur në atë kohë, mjekët e kishin lënë xhamin për rreth 2 centimetra brenda në këmbë. Unë dhe doktori shpërthyen së qeshuri, sepse nuk e besonim. Por ishte e vërtetë”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: