Saturday, 4. April 2026
Sport

FOTO/ Interi gjen një tjetër sponsor në fanellë, ndaj Milanit do të ketë emrin e stadiumit të… Monzës

GS 10/09/2023 1 Min. Lesezeit

Interi duket se nuk po gjen një sponsor që mund të xhenerojë të ardhura për shumë vite dhe në sezonet e fundit, ndryshimet kanë qenë të shumta. “Paramount +” është sponsori kryesor i Interit për këtë sezon, që ka zënë vendin e “Digitalbits”.

inter

Sakaq, në pjesën e prapme të fanellës, poshtë numrit zikaltërit kanë pasur kompaninë Lenovo gjatë sezonit të fundit dhe këtë sezon, në javët e para ka munguar. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit kanë arritur marrëveshje me sponsorin “U-Power”.

Kjo kompani nuk është e re në futbollin italian duke qenë se është sponsor për Monzën dhe ka blerë të drejtën e emrit për stadiumin. Nga “Brianeto Stadium”, arena e Monzës tashmë quhet “U-Power Stadium”.

inter u power

PANORAMASPORT.AL

Teilen: