Saturday, 7. March 2026
Sport

FOTO/ Kërkon të largohet nga Barcelona, futbollisti i katalanasve shfaqet i veshur me bluzën e Bajernit

GS 26/06/2023 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Frank Kesis vazhdon të jetë e turbullt, me mesfushorin që kërkon një skuadër ku të mund të luajë rregullisht.

kesi

Barcelona refuzoi ofertën e bërë nga Interi, teksa tani kërkon që të rinovojë me 26-vjeçarin.

Së fundmi, Kesi është fotografuar i veshur me një fanellë të Bajernit, duke i shtuar akoma dhe më shumë pikëpyetje të ardhmes së tij.

kesi

Edhe pse ende nuk ka asnjë ofertë nga kampionët e Gjermanisë, duket se mesfushori nga Bregu i Fildishtë mbetet një opsion.

Gjithashtu në garë për futbollistin janë edhe disa klube të Premier Ligës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: