Thursday, 5. March 2026
Sport

FOTO/ Me birra në duar dhe me medalje, kampionët e Europës nisen në drejtim të Anglisë

GS 11/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti është nisur ditën e sotme në drejtim të Anglisë. Kampionët e Europës kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që paraditen e sotme kanë lënë hotelin për t’iu drejtuar aeroportit nga ku do të nisen për në Mançester.

sadsasaddassdadadas

Futbollistët janë fotografuar duke dalë nga hoteli për në autobus dhe veç gëzimit që duket qartë në fytyrat e tyre, ata shihen edhe me shishe birre në dorë dhe duket se festa do të zgjasë shumë. Disa prej tyre, nuk i kanë hequr as medaljet e arit që kanë fituar.

Skuadra do të pritet sot në aeroport nga tifozët e Sitit, teksa ditën e nesërme do të mbahet edhe parada e tripletës, ku me autobusin e hapur skuadra do të ecë rrugëve të qytetit duke përshëndetur tifozerinë e saj.

halandguardiolagrilishsitiedersongyndogan

PANORAMASPORT.AL

Teilen: