Friday, 20. March 2026
Sport

FOTO/ Mijëra njerëz në funeralin e legjendës Bobi Çarlton. Elita e futbollit dhe Princi Uilliam i jap lamtumirën e fundit

GS 13/11/2023 2 Min. Lesezeit

Mijëra njerëz janë mbledhur sot për të bërë homazhet e fundit në nderim të heroit të Kupës së Botës së Anglisë në 1966, Sir Bobi Çarlton i cili u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare. Të shumtë ishin në këtë ceremoni legjendat e futbollit botëror dhe anglez, si dhe personalitete të larta të fushës së sportit dhe më gjerë.

1

Aleks Ferguson, Aleksandar Ceferin, Princi Uilliam, Gareth Sauthgejt janë vetëm disa nga personazhet e famshëm që ishin të pranishëm në lamtumirën e fundit legjendës së futbollit Bobi Çarlton.

Futbollisti legjendar anglez Bobi Çarlton vdiq më 21 tetor në moshën 87-vjeçare  në një shtëpi pleqsh.

Në vitin 1966, Çarlton luajti një rol kyç në fitimin e Kupës së Botës me Anglinë, ndërsa gjatë karrierës së tij 17-vjeçare mes “djajve të kuq” fitoi tre herë kampionatin, si dhe Kupën FA dhe Kupën e Kampionëve të Evropës.

Ai luajti gjithsej 758 ndeshje me fanellën e Mançester Junajtid, duke shënuar 259 gola. Ai luajti për “djajtë e kuq” nga 1956 deri në 1973, dhe më vonë luajti për Preston North End, Uaterford, Australian Njukasëll, Perth dhe Blaktaun.

Jeta e tij u shënua edhe nga tragjedia në vitin 1958, kur tetë lojtarë të Mançester Junajtid humbën jetën në një aksident ajror.

Mediat angleze përmendin se në funeralin e legjendës së futbollit ishullor priteshin rreth 1000 mysafirë zyrtarë.

Anglezët e konsiderojnë Çartlon një nga futbollistët më të mirë në histori dhe me 49 gola, ai ishte golashënuesi më i mirë i kombëtares për gati 50 vjet. Ai u parakalua nga Uajn Runi dhe Herri Kein.

2 3 4 6 7 8

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: