Ditën e sotme, Milani ka prezantuar fanellën e tretë që do të veshë në sezonin e ri dhe mund të konsiderohet një risi e jashtëzakonshme për ngjyrat dhe dizajnin që klubi ka përdorur.
Ndryshe nga sezonet e tjera kur ishte mes të zezës, blusë apo edhe grisë e jeshiles, këtë sezon do të ketë një fanellë shumëngjyrëshe.
Në bashkëpunim me “Puma” që është edhe sponsori i Milanit, kuqezinjtë kanë bërë një bashkim ngjyrash në fanellën e tretë, të cilën vetë klubi e konsideron një gjithë përfshirje që do të bëjë krenarë tifozët e klubit dhe diçka e tillë u tha nga vetë shefi i të ardhurave, Kasper Stilsvig.
“Kjo fanellë e tretë është më shumë se thjesht një fanellë futbolli. Ajo qëndron si një simbol i përfshirjes, duke festuar fuqinë e diversitetit me dizajnin dhe ngjyrat e tij unike. Ne jemi krenarë të lançojmë këtë fanellë me partnerin tonë prej kohësh “PUMA” dhe për t’u ofruar tifozëve tanë një fanellë me pamje fantastike, e cila jo vetëm i lejon ata të tregojnë mbështetje për ekipin e tyre të preferuar, por edhe t’i bëjë ata të ndihen krenarë për identitetin e tyre”, shprehet shefi.
PANORAMASPORT.AL