• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FOTO/ Myrto Uzuni zgjidhet në ekipin e javës në MLS… si zëvendësues i Mesit

23/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Myrto Uzuni u kthye në këtë fundjavë në heroin e skuadrës së Austin teksa në ndeshjen e javës së 35-të në MLS të ekipit të tij përballë Siatëllit, i dha fitoren 2-1 ekipit me një gol në minutën e 6 shtesë.

Paraqitja e tij ka bërë që sulmuesi të zgjidhet nga MLS në ekipin e javës.

Për Uzunin është hera e tretë që kur ka zbarkuar në SHBA që bëhet pjesë e ekipit të javës, edhe këtë radhë në stolin e zëvendësuesve të një skuadre që është e mbushur me yje.

Në 11-shen titullare për shembull në fazën e sulmit janë përzgjedhur Lionel Mesi dhe Heung-min Son, ndërsa Almiron e Benteke ishin mes zëvendësuesve në ekipin e javës përkrah sulmuesit shqiptar.

Ky ishte goli i 5-të në 7 ndeshjet e fundit si titullar për Uzunin, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist me klubin i cili lufton për të qenë pjesë e play-off për titullin në MLS në Konferencën e Perëndimit.

Image

 

Next Post

Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, Chelsea transferon yllin e Serie A për 100 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.