Tuesday, 25. August 2026
Sport

FOTO/ Ndërpritet ndeshja, futbollisti i Fiorentinës pëson kolaps në fushë. Lojtarët në lot

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit, e vlefshme për javën e 14-të të Serie A, është ndërprerë papritur pas një incident tronditës në fushë. Futbollisti italian Eduardo Bove ra pa ndjenja gjatë lojës, duke shkaktuar panik të madh mes lojtarëve dhe tifozëve në stadium.

Ekipet mjekësore të të dyja skuadrave reaguan menjëherë, duke hyrë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë mes një atmosfere ankthi. Deri më tani, nuk ka informacion të saktë për gjendjen shëndetësore të Bove.

Ngjarja ka prekur thellë lojtarët e të dyja ekipeve, të cilët u panë të shqetësuar dhe disa prej tyre madje shpërthyen në lot. Gjyqtari i ndeshjes vendosi që lojtarët të largohen drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse ndeshja do të rifillojë.

Incidenti ka krijuar një atmosferë të rëndë në stadium, teksa të gjithë presin me shqetësim informacione të reja për gjendjen e futbollistit.

Teilen: