Wednesday, 13. May 2026
Sport

FOTO/ Nga ish-kapiteni i Skënderbeut te sulmuesi i Kombëtares, njihuni me pesë legjionarët më të vlerësuar sipas statistikave për javën e fundit

GS 12/05/2025 1 Min. Lesezeit

Java që kaloi pa disa futbollistë shqiptarë të bënin mirë jashtë vendit. “Sofascore” ka renditur pesë më të vlerësuar sipas statistikave prej tyre.

bandicam 2025-05-12 14-53-27-875

Dean Liço ndodhet në krye me notën e lartë 9.2. Ish-kapiteni i Skënderbeut spikati me Boluspor ku shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër. Pas tij ndjek Arda Kurtulan me notën 8.2. Ky i fundit i shënoi Beshiktashit në Superligën turke.

Vendin e tretë e mban Nazmi Gripshi, që u vlerësua 7.8. Tek Astana është një emër që spikat thuajse në çdo ndeshje. Një vend në renditje merr edhe Ivan Balliu, që në elitën e Spanjës u vlerësua 7.6. Rajo Vajekano i dha sërish një fanellë titullari, ndërsa edhe fitoi ndaj Las Palmas.

“Top 5” mbyllet me Mirlind Dakun. Sulmuesi i Kombëtares realizoi në fund për t’i dhënë fitoren Rubin Kazan. Nota 7.5 për Dakun, që në Rusi fitoi çmimin si lojtari më i mirë i ndeshjes.

68983752-74f8-47bb-997e-ba16915dd686 (1)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: