Në vitin 2020, bota e futbollit humbi personazhin që ka ndryshuar historinë e këtij sporti. Pas një lufte të gjatë, Maradona nuk ia doli të jetonte dhe në 25 nëntor të 2020, ai ndërroi jetë duke lënë pas kujtime të paharrueshme.
Llogaria e tij në “Facebook”, është menaxhuar prej kohësh nga të afërm dhe familjarë të Maradonës ndërkohë që fundmi, kjo llogari ka rënë në duar të gabuar. Hakera nga Rusia kanë arritur të ndërhyjnë duke marrë llogarinë e tij duke bërë postime të cilat menjëherë kanë bërë xhiron e botës.
“Ju e dini që ju mashtrova për vdekjen time apo jo? Unë nuk kam vdekur por ju kam mashtruar”, shkruhen në profilin e tij. Ndërkohë ka edhe shumë postime të tjera të cilat menjëherë kanë marrë reagime nga ndjekësit, teksa postimi i fundit real i përket pak ditëve më parë, kur me anë të llogarisë së Maradonës, jepet një urim për Kombëtaren U20 të Argjentinës para Botërorit.
PANORAMASPORT.AL