Shqipëria është vetëm një pikë larg Europianit “Gjermani 2024”, me Kombëtaren kuqezi që do të luajë dy finale të rëndësishme përballë Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania”.
UEFA së fundmi ka zbuluar dhe topin e krijuar nga “Adidas” për këtë kompeticion, të cilin e presim ta shkelmojnë edhe lojtarët e Kombëtares tonë.
Njësoj si në Botërorin e Katarit, topi do të ketë “Connected Ball Technology”, e cila do të nxjerrë informacione që do të ndihmojnë më shumë VAR-in për të dhënë vendimet e saj.
PANORAMASPORT.AL