Thursday, 26. March 2026
Sport

FOTO/ Prezantimi i Nejmarit kalon në një tjetër dimension, portreti i brazilianit shfaqet në qiellin arab

GS 21/08/2023 1 Min. Lesezeit

Nejmar u transferua nga PSG në kampionatin arab, duke firmosur me Al Hilalin. Për brazilianin u rezervua një pritje fantastike, ku tifozët kishin mbushur stadiumin si edhe të shumta ishin surprizat si edhe spektakli me fishekzjarrë.

nejmar

Ndërkohë, të shumtë kanë qenë edhe tifozët jashtë stadiumit dhe pikërisht këta, kanë pasur mundësinë që të përjetojnë një tjetër spektakël. Me anë të një hologrami, mbi stadium është shfaqur karta e Nejmarit në lojën e FIFA-s, i ndërruar më pas në portretin e Nejmarit dhe në fund me “Nejmar është blu”.

Megjithatë tifozët duhet që të presin ende për të parë debutimin e brazilianit duke qenë se është i dëmtuar dhe vetë trajneri Jorge Jezus u shpreh se nuk dihet ende se kur braziliani do të rikthehet në fushë.

adad qwes Capture

PANORAMASPORT.AL

Teilen: