Monday, 20. April 2026
Sport

FOTO/ Real Madridi, favorit për të fituar Ligën e Kampionëve

GS 04/11/2025 1 Min. Lesezeit

Sonte nis xhiroja e katërt e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, e cila në përbërje ka disa ndeshje interesante.

Liverpooli pret Real Madridin, teksa PSG-ja do të ketë përballje të vështirë me Bayernin në Paris.

Pak orë para se të nis xhiroja e katërt, një faqe e specializuar e statistikave në futboll “EuroClub Index”, ka zbuluar favoritët për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Favoriti kryesor sipas tyre është Real Madridi, me 16%, i ndjekur nga Arsenali me 14%.

Kampioni aktual, PSG-ja ka po ashtu 14% mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Manchester City ka një mundësi prej 11%, ndërsa Barcelona 10%.

Finalisti i vitit të kaluar, Interi ka vetëm 6% mundësi triumfi.

Newcastle, Atletico Madridi dhe Dortmundi kanë vetëm nga 1% mundësi.

Image

Teilen: