Çelsi ka nisur nga puna për të spastruar skuadrën, duke shitur shumë lojtarë, madje dhe drejt rivalëve kryesorë si Mançester Junajtid dhe Arsenali.
Një tifoz i kësaj të fundit bëri një postim për një tjetër yll të Çelsit, Risi Xhejms, duke shpresuar se dhe mbrojtësi do të bashkohej me “Topçinjtë”.
“Ris Xhejms te Arsenali, kush thotë jo?”, ishin fjalët e shkruara nga “Blacklist”.
Gjithsesi përgjigja e 23-vjeçarit nuk mungoi, i cili iu kthye ashpër tifozit: “Unë them jo”, duke i premtuar kështu besnikëri Çelsit.
PANORAMASPORT.AL