Thursday, 21. May 2026
Sport

FOTO/ Rrugëtimi i Shqipërisë dhe Kosovës, ekspertët e statistikave thonë fjalën e tyre për kualifikueset e Botërorit 2026

GS 19/03/2025 1 Min. Lesezeit

Kualifikueset e Botërorit për Europën do të nisin këtë të premte. Një rrugëtim që për disa shtete mbyllet në marsin e vitit të ardhshëm. Në total janë 54 shtetet që luftojnë për 16 vende në finalet e Botërorit 2026.

Screenshot 2025-03-19 161448

“Football Meets Data”, që përpilon statistika dhe studion probabilitetet në futboll, ka publikuar sot shanset në fazën e grupeve. Janë plot 12 grupe në total.

Në grupin K me Anglinë, Serbinë, Andorrën dhe Letoninë, Shqipëria mendohet të ketë më tepër mundësi si vend i tretë. Plot 63%, kundrejt 5% si vend i parë apo 24% si i dytë. 7% janë shanset për vendin e parafundit, që do të ishte dështim, ndërsa vetëm 0.5% për të fundit.

Kosova në anën tjetër ka mjaft pak mundësi për të mbyllur pozitivisht grupin B. 5% shikohen mundësitë për vendin e parë, 11% për të dytin, 23% për të tretin dhe 61% mundësi që ta mbyllë si e fundit. Zvicra, Suedia dhe Sllovenia ndajnë grupin me “dardanët”.

GmZKtIwX0AAKFhd

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: